Enj. Mar 26th, 2026

E fundit! Foda largon dy lojtarë nga lista, ndeshjen e shikojnë nga tribunat!

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka vendosur të lërë jashtë listës përfundimtare dy futbollistë para ndeshjes së rëndësishme ndaj Sllovakisë.

Bëhet fjalë për Vesel Demakun dhe Leard Sadriun, të cilët nuk do të jenë pjesë e skuadrës për këtë përballje dhe ndeshjen do ta ndjekin nga tribuna në stadiumin në Bratisllavë.

Ky vendim vjen në prag të një sfide jetike për Kosovën, e cila synon rezultat pozitiv në këtë përballje të rëndësishme.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Sllovakisë zhvillohet sonte nga ora 20:45.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *