Die. Mar 22nd, 2026

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau vëllain e tij në Klinë

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Jetmir Isufit, i dyshuar për vrasjen e vëllait të tij, Faruk Isufi.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se kërkesa është dorëzuar nga Departamenti i Krimeve të Rënda.

“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’. Seanca e procedurës paraprake pritet të mbahet sot pasdite”, deklaroi Nikçi.

Sipas informacioneve, viktima Faruk Isufi ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Bokshiq të Klinës. Burime të njëjta bëjnë me dije se ndaj tij është qëlluar katër herë radhazi.

Fillimisht, i ndjeri është trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, për t’u dërguar më pas me urgjencë në Spitalin e Pejës, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *