Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të armatimit në fshatin Varagë të Zubin Potokut.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:55, kur gjatë patrullimit dhe kontrollit në një shtëpi të pabanuar, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK-47 me pesë karikatorë të mbushur me gjithsej 68 fishekë.
Po ashtu, në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar dy uniforma të kamufluara si dhe pajisje për pastrimin e armëve.
Gjatë kontrollit është zbuluar edhe një granatë dore, e cila është tërhequr në mënyrë të sigurt nga njësiti për deminim (EOD).
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

