Enj. Mar 19th, 2026

Faton Peci gëzon fermerët në Mitrovicë, në natën e Bajramit

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se kjo komunë do të ndajë subvencione prej 10 centësh për çdo litër qumështi të prodhuar.

Peci, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se mbështetja për fermerët do të jetë e vazhdueshme dhe e merituar.

“10 centë subvencionim për çdo litër qumështi të prodhuar për fermerët. Nga 0 cent në 10 centë, për herë të parë fermerët e Komunës së Mitrovicës do të subvencionohen për çdo litër qumështi. Mbështetja për fermerët do të jetë e vazhdueshme dhe e merituar. Zhvillimi i bujqësisë është prioriteti ynë”, ka shkruar Peci.

Ndërkaq, kryetari i Mitrovicës ka njoftuar se ky vendim është vetëm fillimi i një mbështetjeje më serioze në bujqësi

KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTE

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *