Në një debat në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian për raportin mbi Kosovën, Përfaqësuesi i Komisionit Evropian, Jiri Plecity nga Drejtoria e Zgjerimit, konfirmoi se tashmë janë liruar të gjitha mjetet financiare që më parë ishin të bllokuar për shkak të masave ndaj Kosovës.
Plecity sqaroi se heqja e masave ka filluar gradualisht që nga maji i vitit të kaluar dhe se në dhjetor 2025, Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, paralajmëroi fazat e tjera të heqjes. “Mund të konfirmoj se Komisioni tashmë ka liruar të gjitha fondet e asistencës financiare për Kosovën,” tha ai.
Gjatë debatit, raportuesi për Kosovën, Ruiho Terras, kritikoi këto masa, duke theksuar se ato kanë pasur pasoja të mëdha për qytetarët, shoqërinë civile dhe për të gjithë shoqërinë kosovare.

