Mar. Mar 17th, 2026

Shqipëri: Me 79 vota pro, kuvendi voton për shpalljen e Iranit si vend që sponsorizon terrorizmin

Me 79 votat e Partisë Socialiste kuvendi ka votuar për shpalljen e Iranit si shtet financues të terrorizmit dhe shpalljen e Gardës Revolucionare si organizatë terroriste.

58 deputetët e opozitës nuk ishin të pranishëm në sallë, duke e konsideruar aktin si agjendë personale të Ramës. Në votim pati një abstenim, që erdhi nga deputeti i Lëvizjes Bashkë Redi Muçi, ndërkohë që nuk pati asnjë votë kundër.

Më herët kreu i Grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, deklaroi se iniciativa vjen në një kontekst të ndjeshëm për sigurinë kombëtare, duke kujtuar se vetëm pak ditë më parë kuvendi ishte shënjestër e një sulmi kibernetik.

“Sot nuk kemi të bëjmë me incidente të zakonshme teknologjike, por me akte armiqësore që synojnë destabilizimin e institucioneve demokratike dhe funksionimin normal të shtetit”, u shpreh Balla

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *