Mër. Mar 18th, 2026

Komuna e Prishtinës me njoftim për shitësit e deleve, shpezëve dhe kafshëve të tjera

Me rastin e festës Fitër Bajramit, shitja e deleve, shpezëve dhe kafshëve të tjera, me 18 dhe 19 mars lejohen të shiten në Bernicë të Poshtme.

Komuna njofton se në këtë lokacion lejohet vetëm shitja e kafshëve, por jo therja e tyre.

Njoftimi i plotë i Komunës së Prshtinës:

Të dashur qytetarë,

Kryeqyteti njofton të gjithë shitësit e deleve, shpezëve dhe kafshëve të tjera se më 18 dhe 19 mars 2026, me rastin e Festës së Bajramit, do të lejohet shitja e tyre vetëm në lokacionin e ri në fshatin Bernicë e Poshtme, në vendparkimin në rrugën “Vëllezërit Fazliu” (ish-tregu i automjeteve).

Në këtë lokacion lejohet vetëm shitja e kafshëve, ndërsa nuk lejohet therja e tyre në asnjë rrethanë.

Po ashtu, kërkohet nga të gjithë shitësit që gjatë qëndrimit dhe aktivitetit të tyre të kujdesen për mirëmbajtjen e ambientit përreth, duke mos hedhur mbeturina apo mbetje të tjera.

Për mbarëvajtjen e aktivitetit do të kujdeset Inspektorati i kryeqytetit, ndërsa ndaj të gjithë shitësve që hasen duke zhvilluar aktivitet jashtë këtij lokacioni do të merren masa ligjore sipas legjislacionit në fuqi

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *