Enj. Mar 12th, 2026

Rama takon ambasadoren amerikane në Greqi, një nga njerëzit më të mbështetur nga Trump

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka pritur në zyrën e tij ambasadoren amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle.

Siç shihet edhe nga pamjet Rama e pret ambasadoren në ambientet e jashtme të Kryeministrisë ndërsa mes tyre shkëmbehet edhe një përqafim.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj vizite në Kryeministri, raporton Euronewsalbania.

Kimberly është një nga njerëzit më të mbështetur nga presidenti Donald Trump, pasi ka qenë ish-e fejuara e djalit të tij

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *