Një delegacion i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, i përbërë nga kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, drejtori për Kulturë dhe Veprimtari Botuese në BIK, z. Ramadan Shkodra, dekani i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, dr. Islam Hasani, si dhe nga kryetari i Këshillit të BI-së së Preshevës, Nexhmedin ef. Ademi, mbrëmë u pritën në takim nga kryetarja e Preshevës, znj. Ardita Sinani.
Gjatë këtij takimi u diskutua për rolin që ka Bashkësia Islame në ruajtjen e harmonisë shoqërore, promovimin e vlerave humane dhe forcimin e unitetit në komunitet.
Ky takim u zhvillua në një atmosferë vëllazërore në frymën e Ramazanit, gjithnjë duke reflektuar mbi vlerat e solidaritetit, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

