Hën. Mar 2nd, 2026

Pjesëtari i ZPS-së: Remi dhe Zyrapi u intervistuan lidhur me ndërhyrjen e pretenduar në këtë rast

Pjesëtari i prokurorisë, i cili po dëshmon me masa mbrojtëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit, tha se Rrustem Mustafa dhe Bislim Zyrapi ishin intervistuar lidhur me ndërhyrjen e pretenduar në këtë rast.

“A është e saktë se Rrustem Mustafa dhe Bislim Zyrapi janë intervistuar nga ZPS-ja lidhur me ndërhyrjen e pretenduar”, u pyet dëshmitari nga avokatja e Thaçit, Sophie Menegon. Me ç’rast, dëshmitarit pohoi se ka dijeni për këtë. “Po, jam në dijeni”, tha ai.

Gjithashtu, menegon pyeti dëshmitarin se a ka pasur ndonjë dëshmitar tjetër nga çështja për krime lufte që është intervistuar nga prokuroria lidhur me pretendimet për ndërhyrje.

Por, dëshmitari tha se nuk i kujtohet kjo pjesë. Ndryshe, sipas dosjes së prokurorisë, Bislim Zyrapi dhe Rrustem Mustafa ishin dëshmitarët ndaj të cilëve dyshohet se u tentua të ndikohet nga Thaçi dhe katër të tjerët.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *