Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë homazhe në nderim të intelektualit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Idriz Rrecaj.
Përmes një postimi, Rama ka vlerësuar kontributin dhe sakrificën e Rrecajt në shërbim të Kosovës, duke shprehur respekt dhe mirënjohje edhe për familjen e tij, e cila për 27 vjet është përballur me dhimbjen e mungesës dhe pasigurinë për fatin e tij.
Rama ka theksuar se gjetja e eshtrave të Rrecajt në një varr masiv në Zubin Potok dëshmon se krimet e luftës nuk fshihen me kalimin e kohës.

