AGJENCIA PËR MBROJTJEN E MJEDISIT TË KOSOVËS
INSTITUTI HIDROMETEOROLOGJIK I KOSOVËS
19–23 TETOR 2026
Gjatë periudhës 19–23 tetor 2026, në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të shpërndara. Reshje shiu parashihen të enjten dhe të premten, në disa zona të vendit.
Temperaturat do të mbeten relativisht të buta për këtë periudhë të vitit, me luhatje të lehta nga dita në ditë. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimet veriperëndimore dhe jugperëndimore, me shpejtësi të ulët deri mesatare.
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të ndryshueshme.
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Në disa zona të vendit parashihen reshje shiu.
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të ndryshueshme. Gjatë ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat në disa zona mund të shoqërohen me reshje shiu.
Kushtet biometeorologjike gjatë kësaj periudhe pritet të jenë kryesisht të favorshme për shumicën e popullatës. Temperaturat relativisht të buta dhe intervalet me diell do të krijojnë kushte të përshtatshme për aktivitete në ambient të hapur.
Megjithatë, gjatë ditëve me vranësira dhe reshje shiu, lagështia e shtuar e ajrit mund të ndikojë në mirëqenien e personave të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të motit, veçanërisht të atyre me sëmundje kronike reumatike dhe të frymëmarrjes.
Gjatë orëve të mëngjesit, temperaturat më të ulëta mund të shkaktojnë ndjesi freskie, prandaj rekomandohet veshje e përshtatshme për kushtet e motit.
Kushtet agrometeorologjike
Kushtet meteorologjike gjatë kësaj periudhe pritet të jenë përgjithësisht të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve bujqësore sezonale. Reshjet e shiut, aty ku do të paraqiten, mund të kontribuojnë në lagështimin e tokës dhe në plotësimin e nevojave për ujë të kulturave bujqësore.
Temperaturat e mëngjesit, veçanërisht në zonat më të larta dhe në disa ultësira, kërkojnë kujdes ndaj kulturave të ndjeshme ndaj të ftohtit. Rekomandohet që punët bujqësore të planifikohen duke marrë parasysh reshjet e pritshme dhe gjendjen e lagështisë së tokës

