Die. Mar 1st, 2026

Kosova rreshtohet fuqishëm me SHBA-të, Osmani: Liri për popullin e Iranit

Vjosa Osmani ka reaguar me një deklaratë të fortë lidhur me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, duke theksuar mbështetjen e plotë të Republika e Kosovës për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

Në reagimin e saj, ajo është shprehur se “ora e lirisë ka ardhur për popullin e Iranit”, duke ia atribuar këtë zhvillim udhëheqjes së SHBA-ve dhe presidentit Donald Trump.

Ora e lirisë ka ardhur për popullin e Iranit, falë udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Donald Trump. Si gjithmonë, Republika e Kosovës qëndron e palëkundur përkrah Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në mbrojtje të lirisë, paqes, sigurisë dhe stabilitetit. Ne gjithashtu dënojmë fuqishëm sulmet e regjimit iranian kundër aleatëve tanë në Lindjen e Mesme. Do të vazhdojmë të mbështesim veprimet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë për t’i dhënë fund regjimit iranian dhe për t’i dhënë më në fund një mundësi lirisë dhe paqes.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *