Die. Mar 1st, 2026

Arrestohet Aco Gjukanoviq vëllai i ish-Presidentit të Malit të Zi

Policia ka arrestuar sot në mëngjes Aco Gjukanoviqin, vëllanë e ish-presidentit të Malit te Zi Milo Gjukanoviq.

Arrestimi është kryer pas kontrolleve të djeshme në pronat e tij në vendbanimin Rastoci në Nikshiq dhe në Podgoricë.

RTCG thotë arrestimi është konfirmuar ndërsa pritet njoftimi i Drejtorisë së Policisë për aksionin.

Gjatë ditës së djeshme policia ka rrethuar ndërtesën në qendër të Podgoricës ku jeton Aco Gjukanoviq. Bastisjet aty raportohet se kanë përfunduar rreth orës 19:00.

Objekti në fjalë ndodhet në rrugën “Vuk Karadžić”, ku janë edhe zyrat e “Prva Banka” në të cilën Aco Gjukanoviq është aksionari më i madh.

Televizioni malazez ka njoftuar se bastisjet dhe arrestimi janë kryer me urdhër të Prokurorisë Themelore të Shtetit në Podgoricë

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *