Pre. Shk 27th, 2026

Kosova renditet në vendet më të larta në Ballkanin Perëndimor sa i përket sigurisë

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës, vlerëson lartë gjetjet e raportit rajonal të “SecuriMeter 2025”, të organizuar nga Regional Cooperation Council (Këshilli për Bashkëpunim Rajonal), e cila ka realizuar një anketë vjetore për matjet e opinionit publik mbi sigurinë, në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo është edhe një dëshmi tjetër e konfirmimit të progresit në vendin tonë, në fushën e sigurisë publike dhe besimit në institucione.

Ajo që është shumë e rëndësishme në bazë të këtij raporti është se: 64% e qytetarëve në Kosovë deklarojnë se ndihen të sigurt, duke e renditur vendin tonë me nivelin më të lartë të perceptimit të sigurisë personale në rajon. Në të njëjtin raport theksohet se disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë shënuar rënie të ndjesisë së sigurisë, ndërsa Kosova vazhdon të dallohet për stabilitet dhe besim në institucionet e saj të sigurisë.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku u shprehë se kjo dëshmon edhe për rritjen e vazhdueshme të besimit dhe sigurisë së qytetarëve kundrejt institucioneve publike përgjatë qeverisjes sonë.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *