Mër. Shk 25th, 2026

Sveçla, Hargreaves dhe Buswell flasin për luftimin e krimit të organizuar dhe migrimin ilegal

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është takuar me ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves.

Në takimin që pati në fokus luftën kundër krimit të organizuar mori pjesë edhe shefi për Evropën Jugore në në Drejtorinë Ndërkombëtare të Politikës Kufitare britanike, Tony Buswell.

Përmes një postimi në, Sveçla u shpreh se bashkë biseduan edhe për prioritetet e qeverisë dhe migrimin e paligjshëm.

“Në këtë drejtim, Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur vazhdimisht institucionet tona, duke kontribuar në rritjen e efikasitetit në parandalimin dhe luftimin e veprimtarive kriminale.

U dakorduam që ky bashkëpunim të intensifikohet edhe më tej, si pjesë e vizionit të përbashkët të dy vendeve tona për siguri dhe sundim të ligjit” tha Sveçla.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *