Hën. Shk 16th, 2026

Turneu i Futsal 2026 në Prizren u përmbyll me sukses!

Turneu, i organizuar nga Fondacioni Maarif Turqi – Përfaqësia e Kosovës në bashkëpunim me Sportet Shkollore të Komunës së Prizrenit, u zhvillua nga 9–13 shkurt 2026 në International Maarif Schools of Kosova – Kampusi i Prizrenit, ku u mbajt edhe ceremonia e mbylljes.
Në turne morën pjesë 34 ekipe nga 24 shkolla në kategoritë e djemve dhe vajzave për shkollat fillore dhe të mesme. Gjatë gjithë garave, fryma e lartë sportive, gëzimi dhe parimet e fair-play ishin gjithmonë në qendër të vëmendjes.
Përfaqësuesi i Fondacionit Maarif Kosova, Mehmet Nedim Aslan, falenderoi të gjitha shkollat pjesëmarrëse për bashkëpunimin dhe shpirtin sportiv, duke theksuar se: “Ky organizim është një shembull i shkëlqyer i bashkimit të nxënësve përmes sportit.”
Gjatë ceremonisë së mbylljes, shkollave pjesëmarrëse iu ndanë certifikata falënderimi, ndërsa sportistët fitues morën medalje, kupa dhe pllaka, të cilat u dorëzuan nga Mehmet Nedim Aslan dhe Konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në Prizren, Fatih Topçu.

Rezultatet e Turneut:
Shkolla e Mesme – Djem:
Ymer Prizreni | 11 Mart
Golashënuesi më i mirë: Arti Sofi | Portieri më i mirë: Riad Hoxha

Shkolla e Mesme – Vajza:
Ymer Prizreni | 11 Mart
Golashënuesja më e mirë: Hikmete Shala | Portierja më e mirë: Noriana Gashi

Shkolla e Mesme e Ulët – Djem:
Hysen Rexhepi | Naim Frashëri
Golashënuesi më i mirë: Shpend Misini | Portierja më e mirë: Anisa Bajrami

Shkolla e Mesme e Ulët – Vajza:
Mati Logoreci | Naim Frashëri
Golashënuesja më e mirë: Hira Fishari | Portierja më e mirë: Amelia Arifi
Falenderojmë IMSK – Prizren për mikpritjen e ngrohtë dhe për kujdesin ndaj nxënësve të shkollave pjesëmarrëse.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *