Një përleshje fizike ka ndodhur pasditen e sotme, në kryeqytet.
Pesë persona janë rrahur ndërmjet vete, pasi u përfshinë në një aksident trafiku.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Mon Balaj”.
Ngjarja është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Pllana pohoi se të përfshirët në incident u lënduan.
“Personat e përfshirë në rast kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Lidhur me aksidentin, veprimet dhe procedurat e mëtejme janë duke u zhvilluar nga Njësia e Trafikut” deklaroi Pllana.

