Sht. Shk 7th, 2026

Tahiri i PDK-së: Kurti nuk e do më Vjosa Osmain presidente

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, nuk beson së Albin Kurti do ta propozojë sërish Vjosa Osmanin për presidente të Kosovës.

Në emisionin “Blic Interview”, ai ka thënë se Kurti dhe Osmani më nuk qëndrojnë në një linjë.

Ai ka bërë me dije se i pari i VV-së do të shikojë alternativa tjera për postin e presidentit.

“Sipas mendimit tim, Kurti dhe Osmani nuk janë në linjën e njëjtë. Unë nuk besoj se do të shkohet me Vjosa Osmanin. Kurti do të shkojë tek personalitete tjera, ku ai e shtrin kontrollin e tij direkt”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka bërë me dije se opozita duhet të jetë aktive në procesin e zgjedhjes së presidentit.

Sipas tij, PDK-ja ka personalitet të denja për postin e presidentit.

“Ne duhet ta luajmë rolin tonë këtu, sepse ka burra e gra nga PDK-ja dhe partitë e tjera, po ashtu edhe jo partiakë, të cilët e përfaqësojnë interesin e Kosovës dhe do të ishin adresë e besueshme për ndërkombëtarët”, është shprehur ai.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *