Enj. Shk 5th, 2026

Ishte i dënuar për një vrasje në 1999, kosovari arrestohet sapo arrin në Aeroportin e Stuttgartit

Një qytetar kosovar, i dënuar në Gjermani për një vrasje të vitit 1999, është arrestuar menjëherë pasi ka mbërritur në Aeroportin e Stuttgartit, raportojnë mediat gjermane duke iu referuar agjencisë DPA, transmeton IndeksOnline.

53-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Qarkut të Heilbronn me gjithësej 12 vite burg, ndërsa pesë vite më vonë ishte deportuar drejt Kosovës. Sipas mediave, ai kishte udhëtuar në Gjermani këtë fundjavë dhe u arrestua menjëherë pas mbërritjes. Ai u dërgua në Institucionin e Ekzekutimit të Burgut Stuttgart-Stammheim për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Një zëdhënës i Policisë Federale sqaroi se gjatë kontrollit në aeroport u konstatua ekzistenca e një urdhri arresti për ekzekutimin e dënimit. Sipas këtij urdhri, personi duhet të vuajë ende 2.127 ditë burgim. Autoritetet theksuan se, nëse ai nuk do të kishte rikthyer në Gjermani, arrestimi nuk do të kishte ndodhur.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *