Mër. Shk 4th, 2026

Vitia viziton Onkologjinë: MSH-ja do të vazhdojë të ketë në fokus sëmundjet malinje

Mbi 408 mijë shërbime janë kryer në Klinikën e Onkologjisë gjatë vitit të kaluar, ka thënë drejtori i kësaj klinike, Ilir Kurtishi.

Gjatë prezantimit të punës, para ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, ai ka thënë se numri rasteve me kancer në tetë vjetët e fundit ka qenë mbi 14 mijë.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia vizitoi Klinikën e Onkologjisë në Ditën Botërore Kundër Kancerit.

“Në tre katër vjetët e fundit, numri i të diagnostikuarve me sëmundje të kancerit të gjirit ka kaluar 50 përqindshin që janë në fazën e parë të sëmundjes”, u shpreh ai.

Ai u zotua se Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë të ketë në fokus sëmundjet malinje dhe me target terapi apo edhe modernizimin që ka akoma nevojë te pjesa e farmacisë”, tha ai.

Vizita e Vitisë në Onkologji erdhi në Ditën Botërore Kundër Kancerit.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *