Mar. Shk 3rd, 2026

Ymeri: Për një vit Kosova importoi rrymë nga Serbia në vlerë mbi 3.2 milionë euro

Janina Ymeri nga LDK ka thënë se Kosova vetëm për një vit ka importuar rrymë nga Serbia në mbi 3.2 milionë euro.

Ajo i ka quajtur filma deklarimet e zyrtarëve të VV-së se gjoja po e mbrojnë Kosovën nga Serbia.

Postimi i plotë:

Për një vit, 2025, Kosova ka importuar rrymë nga Serbia 3,234,127.98 Euro ose mbi 3.2 Milionë Euro. (Dogana e Kosovës)

Mesatarisht çdo ditë, 8,860 Euro para për rrymë për Serbinë.

Tash këta filmat me konferenca e zvarritje të proceseve se kinse Kuti e paria e tij po e mbron Kosovën nga Serbia i rikujtoni vet, në ndërkohë që ne i paguanim Serbisë para për rrymë, e për çfarë jo tjetër

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *