Skuadra e Ballkanit pritet të bëjë një “goditje” gjatë afatit kalimtar të janarit.
Siç raporton “gazetaolle”, skuadra nga Suhareka është duke e transferuar lojtarin kosovar, Toni Domgjoni.
Mesfushori është “free agent” (agjent i lire) dhe kjo e bën më të lehtë një transferim të tij në Superligën e Kosovës.

