Sht. Jan 31st, 2026

Pas shembjes së murit mbrojtës në Meliq të Hanit të Elezit, një i lënduar – evakuohen banorët

Mbrëmjen e së premtes është raportuar se një mur mbrojtës është shembur duke rënë mbi një veturë ku për pasojë brenda saj ka qenë shoferi e cila ngjarje ka ndodhur në fshatin Meliq të Hanit të Elezit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, zjarrfikësit dhe emergjenca të cilët kanë nxjerrë viktimën nga vetura dhe e kanë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Është raportuar se një muri mbrojtës i rrugës së lartcekur është shembur dhe si pasojë ka zënë një automjet në të cilën gjendej viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, zjarrfikësit, emergjenca të cilët kanë nxjerrë viktimën nga vetura dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Tutje siç thuhet në raport është njoftuar prokurori si dhe AME dhe me rekomandim të tyre familjet afër vendit të ngjarjes janë evakuuar ndërsa një patrullë policore mbeten në sigurim të vendit të ngjarjes deri në zhvillimet e radhës

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *