Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot para gazetarëve është deklaruar lidhur me pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes.
Ai theksoi se Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe kudo që të ketë nevojë.
“Ne kemi filluar së pari me pjesëmarrjen tonë në Forcën ndërkombëtare stabilizuese për Gaza dhe aty unë e di që Kosova është përfaqësuar në konferencën në Doha në Katar nga gjenerallejtënant, komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari. Pra, ne kemi shprehur si Republikë e Kosovës gatishmërinë tonë që të marrim pjesë në këtë Forcën stabilizuese ndërkombëtare, ku natyrisht FSK është e mirënjohur tashmë për kërkim-shpëtim dhe deminim, por jo vetëm…”, tha ai.
Kurti tutje shtoi se meqenëse do të marrin pjesë në Forcën Stabilizuese ndërkombëtar, kanë qenë të interesuar që të marrim pjesë edhe në organet vendimmarrëse politike për atë Forcë stabilizuese ndërkombëtare.”Tash procesi do të ecë më tutje. Unë jam kryeministër në detyrë, unë ende nuk jam në mandatin tim të tretë, por kudo që ka nevojë për paqe në botë ne dëshirojmë të kontribuojmë sepse kemi qenë përfitues të paqes në vendin tonë nëpërmjet forcave ndërkombëtare, andaj tash duam që të marrim pjesë me forcat dhe kapacitetet tona edhe në paqe në vendet të ndryshme…”, u shpreh ai, .
Tutje, kryeministri në detyrë rikujtoi se për Gazën kanë ndarë gjysmë milioni euro si Qeveri dhe se ky proces do të vazhdojë edhe më tutje

