Mar. Jan 27th, 2026

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, 28.01.2026 për Kosovë dhe Shqipëri

Parashikimk i motit për Mosovë sipas IHMK

E mërkurë
☁️🌤️ Mot i vranët me intervale me diell
🌫️ Mjegull në mëngjes në zonat mesatare dhe pranë relievit malor
🌡️ Min: -1–1°C | Max: 6–9°C
💨 Era: verilindje, 1–4 m/s

Parashikimi i motit për Shqipëri sipas SHMU

🌦️Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë vendin me intensitet të ulët deri mesatar. Ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim reshjet e shiut hera-herës fitojnë intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në zonëne Alpeve reshje dëbore me intensitet deri mesatar, ndërsa në verilindje-lindje në lartësinë mbi 800-900 metra dhe në juglindje në lartësitë mbi1000-1100 metër reshje dëbore me intensitet të ulët. Temperatura me e ulet 0 grade mdersa me e larta 19 grade celcius.
💨 Era do të fryjë me drejtim juglindja – jugperëndimi me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 20 m/s.
🌊 Deti – Valëzimi forcës 4-6 ballë.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *