Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person.
Kjo pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur në rrugën ‘’Fehmi Lladrovci’’ mbrëmë pas mesnate

