Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka zhvilluar një takim me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.
Gjatë takimit, Radoniqi e njoftoi McGurk për përmbylljen e procesit të rinumërimit të vendvotimeve dhe shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme.
McGurk përgëzoi KQZ-në për organizimin e suksesshëm të zgjedhjeve dhe theksoi angazhimin e tij për mbrojtjen e integritetit të votës.
Të dy palët ranë dakord për hapat e ardhshëm të bashkëpunimit.

