Janë mësuar emrat e tre personave që dyshohet se plagosën dje në Pejë biznesmenin Jeton Buquku.
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht identitetin e personave të dyshuar që po hetohen për rrahjen dhe plagosjen e Jeton Buçukut, ngjarje e rëndë që tronditi Pejën dhe po trajtohet si vrasje në tentativë.
Sipas burimeve të besueshme, nga strukturat e afërta me hetimin, në këtë rast janë identifikuar tre persona, të gjithë nga fshati Maznik i Komunës së Deçanit:
• Arjan Misin Qelaj, i lindur më 1981 në fshatin Maznik, Komuna e Deçanit.
• Yll Arjan Qelaj, 23 vjeçar nga fshati Maznik, Komuna e Deçanit
• Altin Rifat Qelaj, i lindur më 2005 në fshatin Maznik, Komuna e Deçanit.
Burimet bëjnë të ditur se të dyshuarit lidhen drejtpërdrejt me incidentin e armatosur dhe rrahjen brutale ndaj Jeton Buçukut, i cili pas plagosjes fillimisht ka kërkuar ndihmë në Spitalin Rajonal të Pejës dhe më pas është transferuar në QKUK në Prishtinë. Gjendja e tij shëndetësore, sipas informatave të fundit, është jashtë rrezikut për jetën.
Hetimet janë në fazë intensive, ndërsa policia është në kërkim të të dyshuarve, të cilët ndodhen në arrati. Nuk përjashtohet mundësia e arrestimeve të shpejta dhe zgjerimit të hetimeve edhe për persona të tjerë të përfshirë.

