Hën. Jan 12th, 2026

Borë dhe akull në disa pika kufitare, qarkullimi zhvillohet me vështirësi

Sipas të dhënave më të fundit që vijnë nga Qendra për Menaxhimin e Pikave Kufitare, disa nga rrugët që shpiejnë drejt pikave kufitare po përballen me kushte të vështira për qarkullim për shkak të borës dhe akullit.

Në pikën e kalimit kufitar Fushë-Pajtimi–Glloboçicë ka borë dhe akull. Kjo pikë është e kalueshme, por me vështirësi, ndaj rekomandohet kujdes i shtuar gjatë qarkullimit, .
E kalueshme, por gjithashtu me vështirësi, është edhe pika kufitare Prishtinë–Mutivodë, ku ka borë dhe akull. Në këtë pikë, përdorimi i pajisjeve dimërore, përfshirë gomat dimërore dhe zinxhirët, është i obligueshëm.

Gjendje e ngjashme paraqitet edhe në pikën kufitare Pejë–Kullë, ku qarkullimi zhvillohet me vështirësi për shkak të kushteve atmosferike.

Ndërkaq, në pikat e tjera të kalimit kufitar, gjendja e rrugëve është e mirë dhe nuk raportohet për prani të borës apo akullit.

Policia u bënë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë udhëzimet e policisë dhe të pajisen me pajisjet e nevojshme dimërore para nisjes në udhëtim.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *