Mër. Jan 14th, 2026

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, pret në takim kryetarin e Unionit të Qendrave Islame Shqiptare në Gjermani

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në takim kryetarin e Unionit të Qendrave Islame Shqiptare në Gjermani, Mensur ef. Halili.

Myftiu Tërnava vlerësoi punën dhe angazhimin e Unionit në ruajtjen e identitetit fetar dhe kombëtar të shqiptarëve në Gjermani, duke shprehur gatishmërinë e BIK-ut për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.

Po ashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe për bashkëpunimin ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Unionit të Qendrave Islame Shqiptare në Gjermani, me theks të veçantë në forcimin e lidhjeve institucionale dhe intensifikimin e aktiviteteve të përbashkëta në shërbim të komunitetit shqiptar në diasporë.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *