Një person ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është goditur qëllimisht me veturë në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
I dyshuari është arrestuar nga policia, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.
“VRASJE NË TENTATIVË- Rr.’Ilir Konushefci’, Podujevë 11.11.2026 – 21:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka përplasur me veturë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport 24-orësh të policisë

