Pre. Jan 9th, 2026

Mbrëmja e martë: Autostrada Durrës-Tiranë vijon të jetë e përmbytur, trafik kilometrik automjetesh

Vijon të jetë e përmbytur autostrada Durrës-Tiranë mbrëmjen e së martës duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Si pasojë, është krijuar trafik i rënduar kilometrik, ku me dhjetëra mjete kanë mbetura në radhë për orë të tëra, raporton Euronews-i.

Durrësi është qyteti më i prekur këtë të martë nga përmbytjet. Reshjet e dendura të shiut kanë sjell përmbytje në disa zona të qytetit.

Në një pallat në zonën e portit të Durrësit, niveli i ujit arriti pranë aparateve të energjisë elektrike duke rrezikuar jetën e banorëve. Shumë rrugë u pushtuan nga uji ndërsa makinat e parkuara u përmbytën gjithashtu.

Përmbytje pati edhe në burgun e Durrësit, ku disa qeli u mbushën me ujë.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *