Mër. Dhj 31st, 2025

Afër 69 % e kutive të votimit të numëruara- Këto janë rezultatet e përditësuara!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë mëngjesin e sotëm përditësimin e fundit të numërimit të votave për kandidatë për deputetë.

Deri tani, numërimi i votave ka përfunduar në 9 QKN, ndërsa po vazhdon edhe në 29 sosh.

Në Lëvizjen Vetëvendosje, që po kryeson kandidati për kryeministër i kësaj partie Albin Kurti me 240,263vota, këta janë kandidatët që vijnë pas tij.

Nga PDK, i pari me më së shumti vota është Bedri Hamza, kandidat për kryeministër nga kjo parti me 109,795 vota.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, gjithashtu vota më së shumti mori kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir Abdixhiku me 53,314 vota.

Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, listës si kandidati më i votuar i prinë, kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj me 27,779 vota.

Nga rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ, më 28 dhjetor, kjo është radhitja e partive politike:

LVV: 49,34% apo 433 mijë e 394 vota

PDK: 20,98% apo 184 mijë e 318 vota

LDK: 13,57% apo 119 mijë e 201 vota

AAK: 5,66% apo 49 mijë e 698 vota

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *