Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit iu përgjigj pyetjeve të gazetareve, kur u pyet në lidhje me hetimet për zb.kryeministren Belinda Balluku.
Sa i takon mbledhjes së këshillit të mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit, Rama tha se nëse ai do të ishte aty do t’u kërkonte prokurorëve të largohen dhe të kthehen me një dosje që i takon Kuvendit, dhe jo siç tha ai 16 mije faqe dosje. Janë 16 mijë faqe, afërmendsh është kjo s’ka nevojë ta shohësh. USB nuk e ka tërhequr asnjë deputet i PS dhe as ministrja ka thene Rama duke perfunduar qe “Për çfarë i duhet më pafajësia atij njeriu kur i është shkatërruar jeta dhe familja? Kush ia kthen atij njeriu mbrapsht jetën? Ndaj drejtësia demokratike ka vendosur kufij dhe nuk lejohen shumë nga këto gjëra që ndodhin këtu dhe unë nuk fajësoj mediat për këtë por ata që i ushqejnë.”

