Mar. Dhj 30th, 2025

Parashikimi i motit për ditën e martë, 30.12.2025 , Kosovë-Shqipëri

Parashikimi i motit për ditën e martë

Moti për Kosovë sipas IHMK

E martë
Mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale: – 8 deri -4C
Temperaturat maksimale: 1-3°C
Era: nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s

Moti për Shqipëri spas SHMU

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta.
Mot parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura përqendruar në relievet malore kryesisht lindje të territorit, pas orëve të mesditës.
Reshje të dobëta e lokale shiu në lindje dhe përgjatë vijës bregdetare pas orëve të mesditës.
Në relievet malore verilindje – lindje e juglindje reshje bore me intensitet kryesisht të ulët, në formën e flokëve të borës. Prezencë e ngricave në akset rrugore kryesisht në zonat malore. Temperatura me e ulet -4 ndersa me e larta e dites 12 grade celcius.
💨 Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 4 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s.
🌊 Deti – Valëzimi forcës 1ballë.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *