Mar. Dhj 30th, 2025

Këta janë kandidatët që po marrin më së shumti vota nga secila parti

Janë numëruar 23.74 për qind e votave për kandidatët për deputetë, ose ndryshe 607 kuti.

Sipas KQZ-së, deri në këto momente po prin Lëvizja Vetëvendosje me kandidatët e saj me 100 mijë e 778 vota, duke lënë pas PDK-në me 42 mijë e 4 vota, LDK-në me mbi 25 mijë vota, Listën Serbe me rreth 18 mijë vota dhe AAK-në me 11 mijë e 287 vota.

Nga Vetëvendosje, pesë kandidatët më të votuar janë Albin Kurti, Glauk Konjufca, Hekuran Murati, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla.

Në PDK, pesë më të votuarit janë Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.

Ndërkaq, në LDK, top pesëshja përbëhet nga Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Doarsa Kica-Xhelili dhe Avdullah Hoti, derisa në AAK, pesë më të votuarit janë Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha dhe Time Kadrijaj

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *