Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese në zgjedhjet e parakohshme dhe në komunën e Pejës e cila udhëhiqet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), VEëtëpvendosje në Pejë ka marrë 48,27 për qind apo 21,327 vota.
Në Pejë në vendin e dytë është renditur Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila aktualisht udhëheq me Komunën e Pejës. Në këto zgjedhje, LDK ka marrë 21,67 për qind apo 9,575 vota.
Forca e tretë politike në këtë komunë është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila ka siguruar 13,55 për qind, përkatësisht 5,988 vota.
Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është renditur e katërta me 10,28 për qind apo 4,543 vota.

