Die. Dhj 28th, 2025

Hargreaves viziton KQZ-në në ditën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, thekson profesionalizmin e stafit

as një ngërçi politik njëvjeçar, Kosova do të mbajë këtë të diel, më 28 dhjetor, zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Për këtë, ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka shkuar për vizitë në KQZ, ku është takuar me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ku ka theksuar profesionalizmin dhe gatishmërinë e stafit të KQZ-së.

Ambasadori ka uruar që Kosova të ketë edhe një tjetër demonstrim të demokracisë.

“Një tjetër proces zgjedhor është duke u vendosur! Vizita këtë mëngjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, theksoi profesionalizmin dhe gatishmërinë e stafit të KQZ-së, këshilltarëve, të gjithë policisë dhe prokurorëve, të gjithë ata që dita e sotme është një problem. Ka kaq shumë njerëz që punojnë në mbarë vendin. Unë urojedhe një tjetër demonstrim të gjithë demokracisë”, ka shkruar ambasadori në Facebook

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *