Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mori vendim që gjyqtarët e Departamentit Special, të dy niveleve të kompensohen me nga 170 euro në muaj, për rrezikshmëri dhe ndjeshmëri në punë.
Ky vendim u mor në mbledhjen e 357-të të premten, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Në mbledhjen e 357-të, duke u bazuar në propozimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka caktuar Diora Bajramin, nënkryetare të kësaj Gjykate.
Mandati i nënkryetares, përkon me atë të kryetares së gjykatës dhe fillon më 26 dhjetor 2025.
Diora Bajrami është gjykatëse në Departamentin e Përgjithshëm– Divizioni Penal, në Gjykatën Themelore në Prizren.

