Pre. Dhj 26th, 2025

Osmani organizon pritje festive për mërgatën

Ditën e sotme Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, do të organizojë pritjen tradicionale të fundvitit për mërgatën kosovare.

Sipas njoftimit të Presidencës, kjo pritje organizohet në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e vazhdueshëm të mërgatës në zhvillimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës.

Presidenca ka bërë të ditur se mbrëmja do t’i kushtohet veçanërisht rolit të mërgatës në luftën për liri, në procesin e shtetndërtimit dhe në zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit.

Organizimi nis nga ora 18:00

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *