Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, premtoi rritje të pensioneve për invalidët e luftës dhe trajtim shëndetësor brenda e jashtë Kosovës.
Ai, i ftuar në Pressing në T7 tha se do të ketë rritje 50% të pensioneve të tyre.
“Për trajtime shëndetësore kanë me pas kujdesin brenda dhe jashtë, financimin e plotë nga ana e shtetit kudo që kanë nevojë me u trajtu jashtë vendit”, pohoi Hamza

