Pre. Dhj 26th, 2025

Parashikimi i motit për ditën e premtë 26.12.2025, Kosovë-Shqipë

Kosovë Sipas IHMK

E premte
Mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat mnimale: -2 deri 0°C
Temperaturat maksimale: 2-4°C
Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperendimit.

Shqiperi sipas SHMU

Ditën e premte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat pas orëve të mesditës gradualisht pritet të vijnë në pakësim, dhepërqendrohen përgjatë maleve në zonën lindore, ndërsa pjesa tjetër e vendit me mot kryesisht të kthjellët.
Reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët hera-herës në formën e shtrëngatave që në orët e para të 24-orëshit në jug e në qendër deri në mëngjes. Më pas reshjet mbeten prezente në mënyrë të izoluar përgjatë vijës bregdetare deri në ndërprerjen e tyre nga orët e mesditës në të gjithë territorin. Prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore. Mjegull e dendur / mjegullinë përgjatë zonaveluginore në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore. Temperatura me e ulet -2 ndersa me e larta 16 grade celcius
💨 Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s.
🌊 Deti – Valëzimi forcës 1-2ballë.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *