Enj. Dhj 25th, 2025

Abdixhiku – qytetarëve për 100 eurot e Qeverisë: Merrni ju, më mirë se Vuk Hamoviqi

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku u ka thënë qytetarëve që 100 eurot e shpërndara nga i pari i qeverisë në detyrë, Albin Kurti, më mirë t’i marrin ata, sesa Vuk Hamoviqi.

“Këto ndihmesa që iu vinë në fundvit, le t’i marrin paratë, se ma mirë është me i marr ata paret sesa me i harxhu te Vuk Hamoviqi. Këta e kemi pa ku i çojnë paret, dhe të dielën do e japin verdiktin final”, u shpreh i pari i LDK-së.

Abdixhiku kritikoi qeverinë në detyrë për mospunë në këto pesë vjet, e që sipas tij, Qeveria Kurti ka bërë vetëm shou.

“Nëse populli i Kosovës vlerëson që politika e tillë e përkthyer në Dimal Bashë, Mefail, Ardianë, Albin, është politika që i duhet Kosovës… duhet me e kuptu një gjë bazike, në politikë nuk janë për me i shërby disa figurave politike e me pas jetën Big Brother, sepse s’ka punë ka shou, pesë vjet shou”, tha ai në Klan Kosova.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *