Njësia e Suharekës e kompanisë rajonale të ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se për shkak të problemeve të vazhdueshme me furnizimin me energji elektrike, gjendja e furnizimit me ujë është vështirësuar në disa fshatra të komunës së Suharekës.
Sipas njoftimit, ndërprerjet e shpeshta të rrymës, si dhe rastet kur gjatë rikthimit të energjisë elektrike tensioni është i ulët ose mungon një fazë e energjisë, kanë bërë të pamundur furnizimin e vazhdueshëm me ujë për banorët.
Kjo situatë ka shkaktuar vështirësi në disa fshatra, të cilat janë ndër më të prekura nga këto problematika, përfshirë fshatrat, Reqan, Samadrexhë, Reshtan, Semetisht, Savrovë, tha korrespondenti Nuhi Salihu në emisionin “Ora 7”.
Sipas përfaqësuesve të “Hidroregjioni Jugor”, kjo situatë paraqet një rrezik të mundshëm, pasi pompat po punojnë në kushte ekstreme dhe mund të shkaktojnë dëmtime teknike.

