Mër. Dhj 24th, 2025

Ambasadori i Kosovës në SHBA merr pjesë në pritjen e Sekretarit Rubio për festat e fundvitit

Ambasadori i Kosovës në Washington, Ilir Dugolli, ka marrë pjesë në pritjen e sekretarit amerikan Marco Rubio për festat e fundvitit.

Dugolli ka shkruar se është i nderuar që është bashkuar në një pritje të tillë festive dhe se është falënderues për mikrpritjen e ngrohtë.

“I nderuar që u bashkova me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe znj. Jeanette Rubio për një pritje të mrekullueshme festive. Mirënjohës për pritjen e ngrohtë dhe mikpritjen bujare, si dhe për mundësinë për të shkëmbyer urimet më të mira për një Krishtlindje të Gëzuar dhe një Vit të Ri të lumtur.”, ka shkruar Dugolli

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *