Kosovë – Sipas IHMK
E mërkurë
Moti i vranët dhe me riga shiu.
Temperaturat minimale: -1 deri 1°C
Temperaturat maksimale: 5-7°C
Era: kryesisht nga juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.
Shqipëri – sipas SHMU.
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes, hera-herës shtrëngata afatshkurtra. Gjatë ditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal. Në Alpe dhe në lartësitë 700-800metra në verilindje dhe 900 metra në juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët, lokalisht mesatar.
Mjegull e dendur/mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës. Temperatura me e ulet 1 ndersa me e larta 16 grade celcius.
💨 Era do të fryjë me drejtim nga verilindja-juglindja me shpejtësi mesatare 7 m/sek, përgjatë vijës bregtdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 15m/s .
🌊 Deti – Valëzimi forcës 2-4ballë.

