Hën. Dhj 22nd, 2025

Dy persona grabisin një shumë të konsiderueshme parash në Pejë

Të dielën rreth orës 21:30, Policia ka pranuar një ankesë nga një femër kosovare, e cila ka raportuar se në lokalin ku ajo ishte duke punuar në Pejë kanë hyrë dy persona të panjohur.

Sipas raportit policor, të dyshuarit, nën kërcënimin e thikës, kanë grabitur një kuti në të cilën ndodhej një shumë e konsiderueshme parash.

Pas kryerjes së veprës, ata janë larguar në këmbë në drejtim të panjohur.

Nga ky rast nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa njësitet relevante policore kanë nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *