Justina Shiroka-Pula është zgjedhur kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ajo bëhet kryetarja e parë grua në krye të këtij institucioni.
Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sot më 19 dhjetor 2025, mbajti zgjedhjet e rregullta për zgjedhjen e Kryesisë së Akademisë dhe zgjodhi Kryesinë e re me këtë përbërje:
Akademike Justina Shiroka Pula, Kryetare;
Akademik Fejzullah Krasniqi, Nënkryetar;
Akademik Bardh Rugova, Sekretar shkencor.
Kuvendi i Akademisë gjithashtu miratoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve:
Anëtar korrespondent Nysret Krasniqi, Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë;
Akademik Frashër Demaj, Sekretar i Seksionit të Shkencave Shoqërore;
Anëtar korrespondent Enver Hamiti, Sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës;
Anëtar korrespondent Ismet Jonuzi, Sekretar i Seksionit të Arteve

