Sot ka filluar fushata zgjedhore për subjektet politike për zgjedhjet që do të mbahen, më 28 dhjetor.
KQZ-ja ka dalë me njoftim për këtë, ku ka njoftuar se fushata do të të zgjasë deri ditën e zgjedhjeve, në orën 06:59.
Përgjatë kësaj periudhe, partitë kanë të drejtë:
– të organizojnë tubime, ngjarje politike, debate, konferenca për media dhe aktivitete të ngjashme.
– të publikojnë dhe shpërndajnë afishe, reklama dhe materiale të tjera zgjedhore
-të zhvillojnë fushatë përmes televizionit, radios, mediave të shkruara, rrjeteve telefonike, sistemit postar dhe mjeteve të tjera reklamuese, në përputhje me Kodin e mirësjelljes, rregullat e KQZ-së dhe ligjet në fuqi.

